E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Automjet i djegur i Loterisë Shtetërore në Shkup, policia po heton rastin

13.10.2026, 13:19

Një automjet në pronësi të Loterisë Shtetërore të Maqedonisë është djegur në Shkup, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas buletinit policor, rasti është raportuar sot (13 tetor) në orën 2:12 në Drejtorinë e Policisë së Shkupit nga një 42-vjeçar nga Shkupi me inicialet A.M.

Bëhet fjalë për një makinë të markës „Beijing Beiq“, me targa të Shkupit, e cila u dogj në rrugën „Krste Asenov“. Raportuesi më parë e kishte drejtuar automjetin.

Zjarri u shua nga Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri e Shkupit, ndërsa policia po merr masa për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme