Tre automjete u dogjën në Shkup

Një shtetas turk ka raportuar se dje, rreth orës 4 pas mesnatës, u dogjën tre automjete.
Më 10.10.2026 në SPB Shkup, O.A.(54) nga Turqia, me qëndrim të përkohshëm në Shkup, raportoi se rreth orës 04:00 u dogjën tre automjete, prej të cilave dy automjete "seat" dhe një automjet "bmw", të gjitha me targa të Shkupit.
Zjarri u fik nga Brigada për mbrojtje nga zjarri. Nuk ka persona të lënduar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, njoftojnë nga MPB-ja.



