Xhorxh Kluni foli për herë të parë për vdekjen e djalit të Sindit Kraford: Kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një familjeje

Aktori i Hollivudit Xhorxh Kluni foli për herë të parë publikisht për vdekjen e Presli Gerberit, djalit 27-vjeçar të manekenes Sindi Kraford dhe biznesmenit Rendi Gerber, i cili vdiq më 20 shtator në një institucion rehabilitimi në Santa Monica.
Kluni, i cili është mik i gjatë i familjes, për tragjedinë foli në ndarjen e çmimeve "The Albies" në Londër, organizuar nga fondacioni i tij "Clooney Foundation for Justice", ku u shfaq me bashkëshorten Amal Kluni.
Kur u pyet nëse planifikojnë në ndonjë mënyrë t’i nderojnë kujtimin e Preslit, aktori për "Entertainment Tonight" u përgjigj:
"Mendoj se fare nuk jemi në gjendje të flasim për këtë. Sinqerisht, kjo është një nga gjërat më të vështira që ka goditur familjen tonë."
Ai iu referua edhe gjendjes së prindërve dhe motrës së Preslit, Kaja Gerber.
"Mund të imagjinoni si ndihen. Kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një familjeje", deklaroi Kluni.
Pas vdekjes së Preslit, Xhorxh dhe Amal Kluni kanë kaluar kohë me Sindi Kraford dhe Rendi Gerber në Los Anxhelos dhe Malibu, duke u përpjekur t’u japin mbështetje në momentet e vështira. Kluni dhe Rendi Gerber janë miq të gjatë dhe partnerë biznesi, dhe në vitin 2013 së bashku themeluan markën e tekilës "Casamigos".
Presli Gerber, djali i vetëm i Sindit Kraford dhe Rendit Gerber, ka luftuar për vite me varësinë nga droga, për të cilën ka folur edhe publikisht. Motra e tij Kaja në një intervistë për "Vogue" në gusht zbuloi se familja ka kaluar një periudhë të vështirë për shkak të luftës së tij me varësinë.
Në vitin 2023 Presli nisi një seri në rrjetet sociale të quajtur "Mental Health Mondays", ku fliste për shëndetin mendor, zakonet e shëndetshme dhe përvojat e tij personale.
Sipas mediave amerikane, vdekja e tij po hetohet si një mundësi mbidozimi, por shkaku zyrtar ende nuk është përcaktuar



