Ferati mori pjesë në panel-diskutim me temë „Marrëveshja e Ohrit dhe gjenerata që nuk pret: 25 vjet pas nesh, 25 vjet para nesh“

Ministri për marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, Agon Ferati, sot mori pjesë si panelist në diskutimin e organizuar nga Universiteti „Nëna Terezë“ në Shkup, me temë „Marrëveshja e Ohrit dhe gjenerata që nuk pret: 25 vjet pas nesh, 25 vjet para nesh“.
Gjatë diskutimit, ministri Ferati bëri një pasqyrë të ngjarjeve historike dhe politike që kanë shënuar 25 vitet e fundit, duke theksuar rolin e Marrëveshjes së Ohrit në vendosjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe në avancimin e të drejtave të komuniteteve.
Ai theksoi se periudha që vjen kërkon një qasje të re, të orientuar drejt forcimit të besimit ndërmjet komuniteteve, vendosjes së dialogut me të gjitha palët e përfshira dhe ngritjes së zbatimit të ligjeve dhe sundimit të ligjit në një nivel më të lartë.
Vëmendje e veçantë iu kushtua investimit në gjeneratat e reja përmes arsimit cilësor dhe zhvillimit të kuadrove profesionale të afta të përgjigjen ndaj ndryshimeve të shpejta në tregun e punës. Ministri Ferati theksoi rëndësinë e përgatitjes së të rinjve për ekonominë e së ardhmes, ku dixhitalizimi, inovacionet dhe eksporti i shërbimeve intelektuale do të jenë ndër faktorët kyç për konkurrencën dhe zhvillimin ekonomik.
„Nga diskutimi u nxorr mesazhi se, ndërsa 25 vitet e kaluara ishin vendimtare për vendosjen e paqes dhe stabilitetit, 25 vitet e ardhshme duhet të jenë të orientuara drejt përmirësimit të standardit të jetesës dhe krijimit të mundësive më të mëdha për gjeneratat e reja që vijnë“, njoftuan nga ministria.



