E mërkurë, 28 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Marrë kredi banimi, pastaj i mori paratë dhe refuzonte të takohej me të, arrestohet një 30-vjeçar nga Shkupi

Një 30-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi një njohëse e tij 40-vjeçare e ka denoncuar në polici se e ka mashtruar për 1.558.300 denarë, pas një marrëveshjeje paraprake për marrjen e një kredie banimi.

Gruaja ka raportuar se më parë kishin rënë dakord dhe kishin marrë një kredi banimi nga banka, por pas përfundimit të procedurës, burri i mori paratë dhe refuzonte të takohej me të.

Duke vepruar mbi bazën e denoncimit, punonjës policie nga SPB Shkupi dje (26 tetor), në orën 18:15, e kanë privuar nga liria N. K. (30) nga Shkupi.

MPB njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë një kallëzim i përshtatshëm.

Lajme të ngjashme