Shasivari – Grigorjan: Përpjekje të përbashkëta për drejtësi më të aksesueshme dhe përmirësimin e ndihmës juridike falas

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi një takim me përfaqësuesin e përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Armen Grigorjan, ku u diskutua për përmirësimin e ndihmës juridike falas dhe vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Gjatë takimit u shqyrtuan mundësitë për përmirësimin e aksesit dhe cilësisë së shërbimeve juridike, si dhe për forcimin e kapaciteteve institucionale.
Ministri Shasivari theksoi rëndësinë e qasjes së barabartë në drejtësi si një nga prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, duke nënvizuar se mbrojtja juridike duhet të jetë e disponueshme për çdo qytetar.
Biseduesit theksuan rëndësinë e partneritetit midis Ministrisë së Drejtësisë dhe UNDP-së në zbatimin e aktiviteteve të synuara për përmirësimin e sistemit të ndihmës juridike falas.
Vendosmëria e përbashkët është që përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe shkëmbimit të përvojave të kontribuohet në një sistem më efikas të ndihmës juridike dhe në rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet.



