E mërkurë, 28 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Tikveshi eliminon Vardarin nga Kupa e Maqedonisë

Futbollistët e Vardarit, pasdite në Shkup, pësuan një eliminim tronditës në 1/16 e finales, në Kupën e Maqedonisë.

Në kompleksin e FFM-së, Vardari humbi nga Tikveshi me rezultat 1:3.

Tikveshi arriti të mbajë shifrat 0-0 në pjesën e parë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë tronditi favoritët.

Në minutën e 49-të, pas gabimit të Matiç, Okebe me rutinë mposhti Taleskin. Tetë minuta më vonë Vardari arriti të barazojë, pas një përzierjeje para portës së Tikveshit, Nikollov vendosi topin në rrjetë.

Tikveshi riktheu avantazhin në minutën e 62-të, kur Sila me një goditje të bukur shënoi gol. Pika mbi i-në të ndeshjes e vendosi

Megjithatë, ky rezultat zgjati vetëm pesë minuta sepse Sila në minutën e 62-të pas një depërtimi solo mposhti bukur Taleskin.
Pika mbi i-në të ndeshjes në minutën e 75-të e vendosi Laval.

Lajme të ngjashme