Vardar e mposht qartë Pelisterin në derbin e javës

Lojtaret e dorëbastit të Vardarit, e mposhtën qartë Eurofarm Pelisterin me 31:23 (15:12), në derbin e javës së 11-të në kampionatin vendas. Në derbi trajneri i Vardarit, Ivan Çupiç, e mposhti plotësisht taktizisht ish-trajnerin dhe mësuesin e tij, Lino Çervar.
Vardari, i mbështetur nga tifozët në "Jane Sandanski", hyri më mirë në ndeshje, fitoi një epërsi prej tre golash (5:2), pastaj edhe 8:5, por Pelisteri nuk lejoi që epërsia e vendasve të rritej.
Bitollasit arritën të afrohen edhe në një gol diferencë, nuk arritën të barazojnë, ndërsa Vardari në fund luajti më mirë dhe riktheu diferencën maksimale.
Pjesa e dytë filloi e barabartë, ndërsa Vardari tregoi se epërsinë kyçe e ndërtuan në periudhën nga minuta e 37-të deri në të 39-tën. Në atë periudhë, me epërsi prej tre golash, Atanasijeviç humbi një rast të pastër, të kuqezinjtë shënuan gol, dhe në sulmin e ardhshëm Atanasijeviç humbi topin lehtë, pas së cilës epërsia e Vardarit ishte pesë gola.
Nga ky tronditje Bitollasit nuk u rikthyen.
Ljevar me shtatë dhe Da Silva me gjashtë gola ishin më efikasit te Vardari. U dallua edhe portieri Gogov me gjashtë pritje dhe dy gola të shënuar. Si zakonisht te Pelisteri u dallua një emër, kapiteni Kuzmanovski, i cili shënoi nëntë gola.
Foto/ facebook.com/rkvardar



