KSHZ: Pjesëmarrja në zgjedhjet për kryetar në Bërvenicë deri në orën 18:30 është 52,90 për qind

Këshilli Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi se pjesëmarrja e votuesve deri në orën 18:30 në zgjedhjet për kryetar në Bërvenicë është 52,90 për qind, që do të thotë se kanë votuar 8.595 votues.
– Nga të dhënat e pranuara nga 24 vendvotime, numri total i votuesve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 8.595, ose në përqindje 52,90 %. Krahasuar me raundin e parë, pjesëmarrja është rritur për 8,33 % – njoftuan nga KSHZ.
Lidhur me mbrojtjen e të drejtës personale të votuesit, deri në orën 18:30 janë pranuar tre ankesë dhe të gjitha janë pranuar. Qytetarëve që kanë dorëzuar ankesat u është mundësuar të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Vendvotimet në Bërvenicë u mbyllën në orën 19:00. U votua për kandidatin Stojançe Radiçevski nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe për Arkin Jahijin nga DUI.
Pritet që pas orës 20:00 KSHZ të njoftojë rezultatet fillestare dhe jozyrtare menjëherë pas përfundimit të përpunimit të të dhënave nga vendvotimet.



