Pjesëmarrja në Brvenicë deri në orën 9 është 3,98 përqind: Kanë votuar 646 qytetarë

Pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës deri në orën 9 është 3,98 përqind. Të drejtën e votës deri atëherë e kanë ushtruar 646 qytetarë, njoftoi zëdhënësja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSZ), Radica Todorovska-Aleksovska.
Sipas të dhënave të ardhura në KSZ, pjesëmarrja është më e madhe për 1,52 pikë përqindjeje në krahasim me raundin e parë, i mbajtur më 18 tetor. Atëherë deri në orën 9 kanë votuar 400 qytetarë, ose 2,46 përqind e zgjedhësve të regjistruar.
Pjesëmarrja më e madhe është regjistruar në vendvotimin 2037, ku kanë votuar 8,7 përqind e zgjedhësve, ndërsa më e ulëta është vërejtur në vendvotimin 2048, me 1,25 përqind.
Votimi filloi në orën 7, dhe të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë. Sipas informacioneve nga KSZ, procesi zgjedhor deri tani po zhvillohet në një atmosferë të qetë.
Në raundin e dytë qytetarët zgjedhin mes dy kandidatësh. Të drejtë vote kanë gjithsej 16.256 zgjedhës, të cilët votojnë në 24 vendvotime.



