Pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi deri në orën 16:00 arriti në 56,6 për qind

🔴Lajmet më të fundit për zgjedhjet në Serbi ndiqni KËTU.
Në zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme në Serbi deri në orën 16:00 kanë votuar 56,6 për qind e zgjedhësve të regjistruar, tregojnë të dhënat nga përmbledhja e pjesëmarrjes gjatë ditës së zgjedhjeve.
Vendvotimet janë hapur deri në orën 20:00, që do të thotë se qytetarët kanë edhe katër orë për të votuar.
Për krahasim, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 17 dhjetor 2023, pjesëmarrja përfundimtare ishte rreth 58,8 për qind.
Të dhënat përfundimtare për pjesëmarrjen do të bëhen të njohura pas mbylljes së vendvotimeve dhe përpunimit të rezultateve.



