E diel, 25 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Mjetet e Xhandarmërisë serbe për shpërndarjen e demonstratave të vendosura para Presidencës në Beograd

🔴Lajmet më të fundit për zgjedhjet në Serbi ndiqini KËTU.

Mjetet e Xhandarmërisë serbe të destinuara për shpërndarjen e demonstratave dhe shtypjen e demonstruesve janë vërejtur para hyrjes kryesore të ndërtesës së Presidencës në Beograd, afër Parkut Pionirski, njoftoi portali „Nova.rs“.

Shumë mjete të tilla janë vërejtur sot edhe në qendër të Beogradit. Në kryqëzimin e rrugëve „Knez Miloš“ dhe „Kralja Milana“, pranë Londrës, janë incizuar mjete që po lëviznin drejt Terazijes, pasi u lejuan të kalojnë përmes bllokadës policore në rrugën „Knez Miloš“.

X (Twitter)

Këto janë kamionë specialë all road për shpërndarjen e demonstratave ku hipin anëtarët e xhandarmërisë dhe zbriten prej tyre për të shpërndarë demonstruesit.

Këto i ka përdorur Vuçiç gjatë gjithë viteve 2025 dhe 2026

Tani po grumbullohen në qendër të qytetit https://t.co/lHsHlrgC4f

— Advokat Čedomir STOJKOVIĆ (@FIGHT_4_RIGHT_S) 25 tetor 2026

Shiko në X

Sipas informacioneve që lexuesit i kanë dërguar „Nova.rs“, më herët gjatë ditës në autostradën Beograd – Nish është vërejtur një kolonë prej rreth 20 mjetesh të Xhandarmërisë, të cilat po lëviznin drejt Beogradit.

Të njëjtat mjete janë vërejtur edhe gjatë protestave verore në vitin 2025 në Novi Sad, kur, sipas raporteve mediatike, janë përdorur për shtypjen e demonstruesve nga bulevardet dhe rrugët më të gjera.

Sot në Serbi mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa dita e zgjedhjeve u shënua me pjesëmarrje të lartë dhe disa incidente dhe parregullsi të raportuara në vendvotime.

Lajme të ngjashme