Disa fshatra në Studeniçan sot pa energji elektrike, ndërprerja do të zgjasë deri në orën 15:30

Banorët e Vrtekicës, Pagarushës dhe Ramni Gaberit, si dhe një pjesë e Dolen Kolicanit, sot do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërprerjes së paralajmëruar në furnizim, njoftojnë nga Komuna e Studeniçanit.
Sipas njoftimit nga EVN Maqedonia, ndërprerja do të zgjasë nga ora 08:30 deri në 15:30.
Pa energji do të jenë të gjithë përdoruesit në fshatrat Vrtekica, Pagarusha dhe Ramni Gaber, si dhe banorët e Dolen Maalo në Dolen Kolican.
Komuna i fton banorët që në kohë të përshtatin aktivitetet e tyre sipas ndërprerjes së paralajmëruar.



