E shtunë, 31 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Fundi i shitjes së paligjshme në rrugë pranë Klinikës, Tregut të Gjelbër dhe Bunjakovecit

Sherbimet inspektuese dje kryen një aksion të koordinuar në disa lokacione në Shkup, ku u larguan shitësit e paligjshëm në rrugë pranë Qendrës Klinike, Tregut të Gjelbër dhe Bunjakovecit.

Aksionin e realizoi Inspektorati i Qytetit të Shkupit, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari dhe Inspektoratin e Komunës Qendër.

Qyteti i Shkupit informon se qëllimi i kontrolleve është vendosja e rendit komunal, parandalimi i tregtisë së paligjshme, mbrojtja e hapësirave publike dhe sigurimi i kushteve të barabarta për të gjithë tregtarët që punojnë në përputhje me ligjet.

"Nuk do të lejojmë që hapësirat publike të uzurpohen dhe të përdoren për shitje të paligjshme", theksojnë nga Qyteti i Shkupit.

Atje njoftojnë se kontrollet inspektuese dhe aktivitetet e koordinuara do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, me qëllim mbajtjen e rendit komunal dhe respektimin e ligjeve në të gjithë territorin e qytetit.

Lajme të ngjashme