(Video) Është zbuluar dhe ndëshkuar personi që me kamion derdhte mbeturina ndërtimi në hapësirë të gjelbër, njoftoi MPB-ja

MPB-ja njoftoi se sot (30.10.2026), në Stacionin Policor me kompetencë të përgjithshme Karposh është thirrur A.A.(50) nga Shkupi lidhur me video-incizimet e publikuara më parë në rrjetet sociale ku shihet një person mashkull me automjet transportues “Mercedes” me targa të Shkupit duke derdhur mbeturina ndërtimi në hapësirë të gjelbër.
Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, njofton policia, është përcaktuar identiteti i tij, është thirrur në stacion policor dhe me të është zhvilluar bisedë zyrtare, pas së cilës së bashku me inspektoratin për mjedis jetësor pranë komunës Karposh janë ndërmarrë masa ligjore përkatëse.



