E premte, 23 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Rrëzohet ndërtesë me shumë kate në Kenia, kërkohet për persona të mbetur nën rrënoja

23.10.2026, 19:35

Një ndërtesë me shumë kate në ndërtim u rrëzua sot në Nairobi, kryeqyteti i Kenias, ku frikësohet se një numër i madh njerëzish kanë mbetur të mbuluar nën rrënoja, transmeton agjencia AP.

Ndërtesa u shemb rreth orës 13 në rrugën e ngarkuar tregtare në lagjen Eastleigh. Mbi dhjetë kate u rrëzuan njëri mbi tjetrin, duke lënë sasi të mëdha rrënojash betoni.

X (Twitter)

🇰🇪 Një ndërtesë 18-katëshe në ndërtim u rrëzua në Nairobi, Kenia

Shumë persona, përfshirë punëtorë ndërtimi dhe kalimtarë pranë, janë të bllokuar nën rrënoja. https://t.co/ErrXr9dzJE

— Visegrád 24 (@visegrad24) 23 tetor 2026

Shiko në X

Sipas shefit të policisë në Nairobi, Isa Mohamud, të paktën një grua e plagosur është nxjerrë dhe dërguar në spital, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin për të mbijetuar. Numri i personave të mbuluar ende nuk dihet.

Një nga punëtorët, Joseph Kaula, i cili arriti të shpëtojë pak para shembjes, rrëfeu se dëgjoi britma dhe pa kolegët e tij të vrapojnë drejt daljeve.

"Unë isha i fundit që dola para se gjithçka të shembej. E gjithë zona u mbulua me pluhur", tha ai.

X (Twitter)

SHEMBJA E NDËRTESËS: Një ngjarje tragjike sapo ka ndodhur në Eastleigh, Nairobi. Një ndërtesë 18-katëshe është shembur, dhe na është thënë se mbi 50 persona mund të jenë brenda.

Frika tani është numri i jetëve që kjo mund të marrë. https://t.co/oks5c0Zt5t

— Sholla Ard 🇰🇪 (@sholard_mancity) 23 tetor 2026

Shiko në X

Operacioni i shpëtimit fillimisht u vështirësua për shkak të mungesës së makinerive të rënda, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë persona që filluan të grabisnin dyqane përreth.

Guvernatori i Nairobi-t, Johnson Sakaja, konfirmoi se ndërtesa kishte leje ndërtimi, por jo leje përdorimi, megjithëse disa dyqane tashmë punonin në katin përdhes.

Autoritetet njoftuan një hetim për shkaqet e shembjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë së mundshme.

Lajme të ngjashme