(Video) Pas shumë vitesh ngecje dhe stagnim përfundojmë ndërtimin e kryqëzimit te Momin Potok, u krenua Gjorgjievski

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot inspektoi aktivitetet ndërtimore në kryqëzimin te Momin Potok, të cilat, sipas njoftimeve, pas shumë vitesh ngecje, në vetëm disa muaj me një dinamikë të përshpejtuar pune janë në fazën përfundimtare dhe duhet të përfundojnë deri në fund të vitit.
– Kryqëzimin te "Momin Potok" e gjetëm në stagnim shumëvjeçar pa asnjë aktivitet ndërtimor dhe pa ekspropriacion të përfunduar. Në vetëm disa muaj po përfundojmë kalvarin për të cilin kaloi populli. Është përfunduar plotësisht ura e madhe, e cila lidh bulevardin "Nikolla Karev" me bulevardin "8 Shtatori" dhe rrugën "Skupi". Njëra anë e pjesës së majtë drejt pikës kufitare është asfaltuar plotësisht. E gjithë instalacioni nëntokësor është gati, domethënë kanalizimi atmosferik, si dhe të gjitha kabllot e operatorëve janë vendosur nëntokë. Për më tepër, dy nga tre urat mbi lumin "Serava" janë plotësisht të përfunduara, dhe po punohet me ritëm të fuqishëm edhe në urën e tretë, me çka deri në Vitin e Ri presim që ura, kryqëzimi dhe gjithë ky segment që do të rregullojë seriozisht ngarkesën e trafikut në këtë pjesë të qytetit Shkup të vihet në funksion. Shkupjanët e meritojnë, shkupjanët pritën shumë gjatë për këtë projekt dhe më në fund do të marrin atë që meritojnë – deklaroi Gjorgjievski.



