E premte, 23 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Murinjo përjashtoi tre lojtarë në Real Madrid

23.10.2026, 19:19

Jose Murinjo tashmë ka filluar ta formësojë Real Madridin sipas ideve të tij, dhe vendimet e tij të fundit ngritën pyetje serioze për të ardhmen e tre futbollistëve.

Sipas portalit spanjoll "Fichajes", në shënjestër ishin Trent Alexander-Arnold, Denzel Dumfries dhe i riu Thiago Pitarç.

Veçanërisht interesante është që ndër futbollistët që po humbasin vendin e tyre në ekip janë dy lojtarë të angazhuar për të rritur konkurrencën në pozicionin e mbrojtësit të djathtë. Në vend që t'u jepet vazhdimësi, trajneri portugez gjeti një zgjidhje tjetër.

Në qendër të vëmendjes është Federico Valverde, i cili mbuloi këtë pozicion në tre ndeshjet e fundit.

Foto/ Depositphotos

Lajme të ngjashme