(Foto/Video) Aksion i madh në tregun e gjelbër në Çair: sekuestruar 135 kilogram duhan

Pas goditjes së një grupi ndërkombëtar të krimit të organizuar me import cigare, Dogana me kontrolle të përforcuara edhe në tregjet e gjelbra – me një qasje gjithëpërfshirëse në luftën e ashpër kundër tregtisë së paligjshme të duhanit, thonë nga Administrata Doganore.
"Zyrtarë doganorë nga Dogana Shkup dhe ekipe mobile nga Departamenti i Punëve Operative kryen kontroll në stendat e tregut të gjelbër në Çair, ku u sekuestruan 135 kilogram duhan i prerë dhe 30 litra alkool, për të cilat është shmangur pagesa e akcizës në vlerë prej 337.558 denarë.

Gjatë kontrollit të produkteve akcizore në stendat e tregut të gjelbër në Çair, u kapën tre persona duke shitur produkte akcizore pa pulla akcize. Ata në mënyrë të paligjshme kanë vënë mallrat akcizore në shitje, pa paguar më parë akcizën ndaj shtetit.
Kundër dy personave janë ngritur padi për shkelje, ndërsa kundër një personi që shiste produkte akcizore për të cilat është shmangur pagesa e akcizës prej 257 mijë denarësh, do të ngrihet padi penale sipas Kodit Penal.

Me një qasje gjithëpërfshirëse, përmes hetimeve të përforcuara për importin e duhanit dhe produkteve të duhanit dhe kontrolleve në tregun e brendshëm, ne tregojmë qartë përpjekjet për të luftuar tregtinë e paligjshme të duhanit dhe produkteve të duhanit", njoftoi Administrata Doganore.



