E hënë, 26 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

68 kilogramë kokainë të sekuestruar në një automjet mallrash të drejtuar nga një shtetas maqedonas në Francë

Si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar policor dhe shkëmbimit në kohë të informacionit operativ nga Zyra për Sigurinë Publike pranë MPB-së, në territorin e Francës, në pikën e pagesës Fonten, janë sekuestruar 68 kilogramë kokainë, të gjetur në një automjet mallrash të drejtuar nga shtetasi maqedonas M.F. (44), njoftoi MPB-ja.

Sipas MPB-së, sekuestrimi është rezultat i informacionit operativ të siguruar nga Drejtoria për Policinë Kriminale, konkretisht Njësia për Tregtinë e Paligjshme të Drogës, të cilat përmes Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe Europol janë dërguar te autoritetet kompetente franceze.

"Kjo është aksioni i dytë ndërkombëtar i suksesshëm brenda një muaji, pas bashkëpunimit të mëparshëm me policinë greke, i cili rezultoi me sekuestrimin e 324 kilogramëve marihuanë.
Këto rezultate konfirmojnë efikasitetin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe përkushtimin e vazhdueshëm të MPB-së në luftën kundër krimit të organizuar dhe tregtisë së paligjshme të drogës".

Lajme të ngjashme