Ndryshimi i motit nga nesër: shi, borë në male dhe erë e fortë

Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me kushte për reshje shiu në pjesët veriore, të cilat në malet më të larta do të kalojnë në reshje të përkohshme bore. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, herë pas here erë e fortë nga drejtimi verior (mbi 60 km/h). Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -2 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 17 gradë.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me kushte për reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 13 gradë, raporton UHMK.
Që nga nesër do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, përveç në pjesët veriore ku do të ketë kushte për reshje shiu, të cilat në malet më të larta do të kalojnë në reshje bore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa sot dhe nesër herë pas here përgjatë luginës së Vardarit do të fryjë erë e përforcuar deri e fortë nga veriperëndimi. Të premten dhe gjatë fundjavës do të ketë kushte për reshje.



