Njoftohet një burrë nga Kumanova për përdhunim të një fëmije të mitur

Një burrë nga Kumanova do të përballet me padi penale nën dyshimin se gjatë periudhës nga shkurti deri në tetor të këtij viti ka keqpërdorur seksualisht një fëmijë nën 15 vjeç.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se Sektori i Punëve të Brendshme Kumanovë ka ngritur padi penale kundër personit D. R. për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale "përdhunim i një fëmije që nuk ka mbushur 15 vjeç".
Aktualisht nuk bëhen me dije më shumë detaje për rastin.



