Dy vite pa përgjigje për tragjedinë në Novi Sad, studentët organizojnë tubim përkujtimor

Dy vite pas rrëzimit të çatisë së Stacionit hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona, përfshirë edhe tre fëmijë, sot në qytet do të mbahet një tubim përkujtimor në nder të viktimave, në organizim të studentëve.
Thirrje për pjesëmarrje kanë bërë edhe nga grupi joformal "Studentë në bllokadë – Beograd", përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook.
"Studentët ju ftojnë të dielën, më 1 nëntor 2026, të merrni pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar viktimave të rrëzimit të çatisë së Stacionit hekurudhor në Novi Sad. Së bashku të ruajmë kujtimin për të ndjerët", thonë studentët.
Mbledhja do të zhvillohet në tri lokacione në Novi Sad: pranë Fakultetit të Mjekësisë, në Parkun Liman dhe në hyrje të Urës Dugovi.
Çatia e Stacionit hekurudhor në Novi Sad u rrëzua më 1 nëntor 2024, në orën 11:52. Në vendngjarje humbën jetën 14 persona, ndërsa tre u plagosën rëndë. Dy prej tyre më vonë ndërruan jetë nga plagët.
Në tragjedi humbën jetën gjithsej 16 persona.



