E diel, 25 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Studentët në Serbi paralajmërojnë për një tubim të mundshëm të mbështetësve të SNS pas orës 21

Studentët në bllokadë paralajmëruan se Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet planifikon të mobilizojë mbështetësit e saj dhe t'i nxjerrë në rrugë pas orës 21, pas shpalljes së rezultateve zgjedhore, raporton N1.

Sipas informacioneve që disponojnë studentët, tubimi do të mbahet sonte, pas mbylljes së vendvotimeve dhe shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve në Serbi.

Studentët njëkohësisht i kanë bërë thirrje qytetarëve që i mbështesin të shmangin përplasje, trazira dhe çdo lloj dhune.

Ende nuk ka konfirmim të pavarur që SNS po organizon vërtet një tubim të tillë.

Lajme të ngjashme