107 të sëmurë dhe të paaftë dhe nëntë të burgosur do të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Brvenicës

Gjithsej 107 persona të sëmurë ose të paaftë dhe 9 persona që janë duke vuajtur dënimin me burg mund të votojnë në raundin e dytë të Zgjedhjeve të Parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës që filluan sot në orën 7:00, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).
Siç thonë nga KSHZ, të drejtën e tyre të votës mund ta ushtrojnë gjithashtu 9 persona që janë duke vuajtur dënimin me burg, dhe votimi i këtyre personave realizohet në 3 institucione të vuajtjes së dënimit, dhe atë në qytetet Shkup, Shtip dhe Tetovë.
-Votimi sot filloi në orën 7 të mëngjesit. Raundi i dytë i Zgjedhjeve të Parakohshme për kryetar të Brvenicës do të monitorohet nga gjithsej 61 vëzhgues të akredituar, prej të cilëve 56 vendas dhe 5 ndërkombëtarë, sqarojnë nga KSHZ.



