(Video) “Je i neveritshëm, dukesh tmerrshëm”: Trump me fyerje të ashpra ndaj gazetares

Gjatë takimit me përfaqësuesit e mediave në bazën ushtarake Andrews në Merilend, Donald Trump sulmoi ashpër gazetarët e agjencisë Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse kishte anuluar mitingun parazgjedhor në Kansas për shkak të lodhjes.
Ngjarja ndodhi pasi Trump anuloi pjesëmarrjen në dy mitingje parazgjedhore para zgjedhjeve për Kongresin amerikan.
“Shiko këtë djalë. Nuk je aspak në formë. Je i neveritshëm. Merru vesh me veten, dukesh tmerrshëm,” i tha Trump gazetares.



