Rritje e re e çmimeve të karburanteve nga mesnata: benzinat më të shtrenjta për dy denarë, nafta arrin 100 denarë

Këshilli Rregullator për Energjitikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbetjeve Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka marrë Vendim me të cilin bëhet rritja e çmimeve me pakicë të derivatet naftë në mesatare për 1,55% në krahasim me vendimin e datës 26.10.2026.
Çmimet referencë të derivatet naftë në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme shënojnë ulje, dhe atë mesatarisht për benzinat për 0,793%, për naftën ka rritje për 0,409%, për vajin ekstra të lehtë ka ulje për 0,695% dhe për mazutin ka rritje prej 2,546%.
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit u formuan çmimet me llogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,4400%.
Në Vendimin e KRRE është aplikuar vendimi qeveritar për shumën e ulur të TVSH-së për derivatin naftë EURODIZEL (D-E V) në shumën prej 10% dhe është aplikuar shuma e ulur e akcizës prej 2,00 denarë/ litër për benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe shuma e ulur e akcizës prej 4,00 denarë/ litër për EURODIZEL (D-E V).
Prej 3.11.2026 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivatet naftë do të jenë:
Benzinë motorike EUROSUPER BS – 95 93,00 (denarë/ litër)
Benzinë motorike EUROSUPER BS – 98 95,00 (denarë/ litër)
Naftë EURODIZEL BS (D-E V) 100,00 (denarë/ litër)
Vaj për djegie ekstra i lehtë 1 (EL-1) 110,00 (denarë/ litër)
Mazut M-1 NS 55,573 (denarë/ kilogram)
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 2,00 denarë/ litër.
Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) rritet për 1,00 denarë/ litër.
Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak (EL-1) nuk ndryshon.
Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 1,300 denarë/ kg dhe tani do të jetë 55,573 denarë/ kg.



