Trupat e katër ushtarëve italianë, të vrarë pranë Brçkës, janë transferuar në Itali

Të hënën, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tuzlës, trupat e katër ushtarëve italianë që humbën jetën në një aksident helikopteri javën e kaluar në Bosnje dhe Hercegovinë, ku shërbenin si pjesë e misionit paqeruajtës EUFOR, u transferuan në Itali.
Familjet e të ndjerëve gjithashtu ishin të pranishme në ceremoninë e përcjelljes.
Anëtarë të EUFOR-it dhe përfaqësues të institucioneve të Bosnje dhe Hercegovinës i dhanë nderimet e fundit kolegëve të tyre. Ishin të pranishëm edhe anëtarë të familjeve të ushtarëve italianë të vrarë. Midis viktimave të aksidentit të helikopterit janë oficerët e ushtrisë italiane Simone Rudji dhe Klaudio Markezi, si dhe Franko Adriano Zekilo dhe Laura Prokaçi, anëtarë të Korpsit Vullnetar Ushtarak të Kryqit të Kuq Italian.
"Për komunitetin e EUFOR-it, largimi i tyre nga BiH është një moment i thellë trishtimi", deklaroi gjeneral-major Maurizio Fronda, komandanti i operacionit "EUFOR Altea", gjatë ceremonisë së përcjelljes.
Edhe 11 persona të tjerë u plagosën në aksidentin e helikopterit.
Katër pasagjerë humbën jetën, ndërsa 11 të tjerë u plagosën kur një helikopter ushtarak italian i tipit "CH-47 Chinook" u rrëzua pranë fshatit Gorice, afër Brçkës. Në momentin e aksidentit, në aeroplan ndodheshin gjithsej 15 persona.



