Ushtar koreano-jugor vdes pranë Koresë së Veriut; trupi kishte shenja lëndimesh

Nënoficer i ushtrisë koreano-jugore vdiq këtë mëngjes në një njësi të stacionuar në Chorwon, pranë kufirit me Korenë e Veriut. Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në Seul konfirmoi se në trupin e tij u gjetën lëndime të jashtme, transmeton Reuters.
Hetues ushtarakë dhe civilë po punojnë për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e vdekjes, njoftoi Ministria. Ende nuk dihet nëse ky incident ka lidhje me tensionet në kufi.
Tensionet në kufi
Vdekja e ushtarit ndodhi në një periudhë të tensioneve të shtuar. Më 21 shtator, tre ushtarë koreano-jugorë u plagosën nga shpërthime minash, në jug të Linjës Ushtarake të Demarkacionit.
Ushtria koreano-jugore pretendon se minat janë vendosur nga Koreja e Veriut gjatë punimeve për përcaktimin e kufirit, të cilat vazhdojnë që nga viti 2024. Pheniani i hodhi poshtë këto akuza.



