Gjyqtarët e Filipçes dhe Ahmetit përsëri punuan për shpëtimin dhe mbrojtjen e urdhërdhënësve të tyre, thonë nga VMRO-DPMNE

Gjykata përsëri tregoi se shërben si mburojë për pushtetarët politikë nga LSDM dhe BDI, theksojnë në njoftimin partiak nga VMRO-DPMNE.
Gjyqtarët e Venko Filipçes dhe Ali Ahmetit, vlerësojnë në parti, përsëri punuan për shpëtimin dhe mbrojtjen e urdhërdhënësve të tyre.
„Vetëm pas disa muajsh që prokurori Islam Abazi e mbylli rastin për blerjen e spitaleve modulare me çka Filipçen e shpëtoi nga përgjegjësia, tani edhe gjyqtari Afrim Fidani i lironte ish-drejtorët e spitalit të Tetovës, Artan Etemi dhe Florin Besimi, për tragjedinë në të cilën humbën jetën 14 bashkëqytetarët tanë“.
Kjo, sipas partisë në pushtet, hap pyetje serioze për funksionimin e sistemit gjyqësor dhe për barazinë para ligjit, ka dëm, ka viktima, por nuk ka fajtorë.
Pyeten, si është e mundur që për zjarrin në të cilin vdiqën 14 persona fajtor të jetë kablli dhe të mos ketë përgjegjësi penale për personat më përgjegjës nga ajo periudhë, siç janë drejtorët e atëhershëm të spitalit dhe ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
„Si është e mundur që të mos hetohet përgjegjësia e të gjithë personave përgjegjës në zinxhirin e vendimmarrjes dhe menaxhimit, Filipçe si më përgjegjësi të mos thirret fare në bisedë, ndërsa nga ana tjetër të lirohen edhe Besimi dhe Etemi.
A është në Maqedoni drejtësia e varur nga afërsia partiake dhe lidhjet politike, dhe ata që janë afër Filipçes dhe Ahmetit kanë privilegjin të jenë mbi ligjin?
Për 14 jetët e humbura duhet të ketë drejtësi dhe përgjegjësi, Maqedonia nuk duhet të jetë shtet ku lidhjet politike janë më të forta se drejtësia“.



