Nga 5 nëntori do të kryhet pagesa e mjeteve për qytetarët pa karta pagese në degën kryesore në Bitola të "ALTA banka" AD Bitola, njoftoi NRBM

Banka Popullore i njofton qytetarët që kanë llogari pagese në "ALTA banka" AD Bitola, por nuk kanë karta pagese, se nga e enjtja, më 5 nëntor 2026, do të fillojë tërheqja e mjeteve nga sportelet në degën kryesore të bankës në Bitola.
Për këtë qëllim, do të hapen disa sportele në adresën rruga "Dobrivoje Radosavljeviq" nr. 21 në Bitola. Pagesa do të jetë në dispozicion për qytetarët, veçanërisht për pensionistët dhe përfituesit e ndihmës sociale, të cilët marrin mjetet përmes llogarive pagese në bankë, por nuk kanë karta pagese, njoftoi NRBM.
Qytetarët do të mund të tërheqin deri në 20.000 denarë, që është shuma maksimale e lejuar për tërheqje në periudhë dyjavore.
"Nga 6 nëntori, përfshirë edhe të shtunën më 7 nëntor, dega do të punojë në dy turne, me qëllim që të shërbejë sa më shumë klientë.
Pagesa do të kryhet gjatë disa ditëve sipas orarit, për të cilin qytetarët do të njoftohen përmes mesazhit SMS, duke përmendur ditën dhe orën kur duhet të vijnë në degë. Ju lutemi qytetarët të respektojnë terminet e dhëna dhe të mos vijnë në degë në ditët kur nuk janë thirrur dhe para kohës së caktuar për ditën përkatëse, për të shmangur grumbullimet dhe pritjet e gjata.
Për ata që nuk do të jenë në gjendje të vijnë në termin e caktuar, do të sigurohen termine shtesë.
Sportelet do të jenë të dedikuara vetëm për tërheqjen e parasë në dorë, pa kryer lloje të tjera transaksionesh.
Po punohet për përgatitjen e hapjes së sporteleve për pensionistët dhe përfituesit e ndihmës sociale edhe në qytete të tjera të vendit, për të cilën Banka Popullore do të njoftojë së shpejti", njoftuan nga NRBM.



