"Alta Banka" bleu edhe sigurimin, a janë të rrezikuara edhe policat e qytetarëve, pyet SDSM

"Alta Banka" përmes pronarit të saj Davor Macura bleu shoqërinë e sigurimeve "ZOIL Maqedonia" për rreth 1.7 milion euro. Pas blerjes e ndryshoi emrin në "Alta Sigurim" AD Shkup, dhe Macura u bë pronari i vetëm me 100% të aksioneve me të drejtë vote, njoftuan nga SDSM.
Ngrihet pyetja, shtojnë ata, nëse janë të rrezikuara edhe policat e sigurimit të qytetarëve.
"A janë të rrezikuara mbulimet e dëmeve nga aksidentet rrugore, sigurimi i automjeteve, automjete, pasuri, shtëpi, apartamente?
A janë të rrezikuara pagesat e sigurimeve private, sigurimi i udhëtarëve dhe shëndetësor, dëmtimet në punë?
A janë të rrezikuara sigurimet e objekteve biznesore dhe industriale, makinerive dhe stokut?
Pse heshtet për këto pyetje?
A po ndërmerr diçka Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve?
Nga partia opozitare pyeten më tej, nëse pas sektorit bankar, do të tronditet edhe sektori i sigurimeve.
"Mickoski dhe Slavevski lejuan hyrjen e kapitalit kriminal në Maqedoni dhe për ta duhet të ketë hetim dhe përgjegjësi penale".



