Nesër mot me re të ndryshueshme dhe periudha të herëpashershme me diell

Moti nesër do të jetë me re të ndryshueshme dhe periudha të herëpashershme me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Povaradarisë herë pas here erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 4 deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 15 gradë, njofton UHMK.
Në Shkup, kryesisht me re. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 11 gradë.
Që nga nesër moti do të jetë stabil dhe i thatë me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës. Të enjten, të premten dhe të shtunën do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Nga e premtja vranësirat do të pakësohen. Gjatë ditëve të fundjavës priten mëngjes më të ftohtë me temperaturë minimale që në disa vende do të zbresë nën zero gradë.



