Moti i ndryshueshëm me periudha të shkurtra me diell: temperatura sot deri në 19 gradë

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me periudha të shkurtra me diell. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila në vende përgjatë Vardarit herë pas here do të forcohet. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 3 deri në 10, ndërsa temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, kryesisht me re, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në pjesë të luginës herë pas here erë e forcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 16 gradë.
Në ditët në vijim pritet periudhë me mot të ndryshueshëm me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ndryshueshëm. Reshje më të bollshme priten të dielën dhe në fillim të javës së ardhshme. Në orët e mëngjesit në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës. Deri në fund të periudhës do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior.



