Mëngjes me re të ndryshueshme, pasdite me diell dhe temperatura deri në 24 gradë

Moti sot do të jetë me re të ndryshueshme, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell dhe me pak re lokale.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit herë pas here erë më e fortë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 19 deri në 24 gradë, njofton UHMK.
Në Shkup, në mëngjes mot me re të ndryshueshme, pastaj me diell dhe pak re. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 20 gradë.



