Zgjedhjet do të përsëriten në 53 vendvotime në Serbi

Këshilli Republikan i Zgjedhjeve (KRZ) dje në mbrëmje vendosi që zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme në Serbi të përsëriten në 53 vendvotime të dielën, më 1 nëntor, në periudhën nga ora 07:00 deri në 20:00.
Kryetari i KRZ-së, Vladimir Dimitrijeviq, deklaroi se bëhet fjalë për vendvotime ku nuk ishte e mundur të përcaktoheshin rezultatet e votimit (31 vendvotim), si dhe për ato ku votimi u anulua (22 vendvotime).
Në seancë, gjithashtu, u vendos njëzëri që të shtypen 24.438 fletëvotime, transmeton Nova.rs.
Lista e vendvotimeve ku do të përsëriten zgjedhjet
Vendvotimet ku nuk ishte e mundur të përcaktoheshin rezultatet zgjedhore ndodhen në Aleksinac, Bačka Topola, Bojnik, Vladiçin Han, Inxhia, Koçeljeva, Kula, Kurshumli, Majdanpek, Quprija, Subotica dhe Shid.
Votimi u anulua në vendvotime në Aleksinac, Babušnica, Bačka Topola, Zemun, Kruševac, Kurshumli, Loznica, Ljiq, Novi Pazar, Petrovac në Mllavë, Pirot, Pozharevac, Prokuplje, Trstenik dhe Quprija.


