(🔴Në drejtpërdrejt) Zgjedhjet në Serbi: Radhë para vendvotimeve në Beograd dhe Novi Sad

Serbia sot voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat mund të jenë testi më i madh për pushtetin e Aleksandar Vuçiçit në 14 vitet e fundit. Blloku i tij kërcënohet seriozisht nga forca politike që ka dalë nga protestat studentore pas rrëzimit të çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad, në nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona.
Për 250 vende deputetësh në Kuvendin Popullor garojnë 18 lista zgjedhore, nga të cilat nëntë janë minoritare. Të drejtë vote kanë pak më shumë se 6.45 milionë zgjedhës. Vendvotimet janë hapur nga ora 7 deri në 20.
🔴 07:33 – Në Novi Sad radhë që nga ora pesë e mëngjesit
Në Novi Sad votimi filloi në orën 7. Të drejtë vote kanë 345.943 qytetarë, të cilët mund të votojnë në gjithsej 221 vendvotime.
Vendvotimet janë hapur në kohë, dhe qytetarët kanë filluar të votojnë që në orët e hershme të mëngjesit.
Radhët para pothuajse të gjitha vendvotimeve kanë filluar të formohen rreth orës 5, dy orë para fillimit zyrtar të votimit.
🔴 07:21 – Radhë para vendvotimeve në Beograd
Sipas raporteve, radhë votuesish kanë filluar të formohen që në orët e hershme të mëngjesit.
🔴 07:04 – Votuesit e parë ushtruan të drejtën e votës
Vendvotimet në Serbi janë hapur, dhe qytetarët e parë tashmë kanë votuar. Votimi do të zgjasë deri në orën 20.
🔴 07:03 – Radhë u formuan para hapjes së vendvotimeve
Në disa vendvotime në Beograd qytetarët kanë pritur për votim edhe para orës 7, kur zyrtarisht filloi votimi.
Cilat janë 18 listat zgjedhore?
1. „Aleksandar Vuçiç – Serbia e Bashkuar“
2. „Ivica Daçiç – Faktor i stabilitetit“
3. „Lista Studentore – Studentët fitojnë“
4. „Rasim Ljajiç – Njerëzor (SDP-CDP)“
5. „Bashkimi i Hungarezëve të Vojvodinës – Dr. Balint Pastor“
6. „Usame Zukorliq – Lëvizja për Bashkim“
7. „Partia Ruse – Serbia në BRICS – Slobodan Nikoliq“
8. „E djathta autentike – Dr. Miloš Jovanoviq – Guximshëm serb“
9. „Serbia Evropiane – Marinika Tepiq – Zdravko Ponoš“
10. „SDA Sanxhak – Mbrojtësit e Sanxhakut“
11. „Bogoljub Kariq – Lëvizja Fuqia e Serbisë – BK“
12. „Partia Liberale e Gjelbër – Për Serbi të lirë dhe më të pastër“
13. „Zgjedh drejtësi – Zgjedh të ardhmen“
14. „Partia e Bashkimit Ruso-Serb – Rusët dhe Serbët janë vëllezër përgjithmonë“
15. „Babi, kjo është për ty – Petar Gjuriq – kryeministër i Serbisë“
16. „Vladimir Gajiq – Alternativa për Serbinë“
17. „Koalicioni Shqiptar“
18. „Nëna Serbia – Gruda“



