(Video) Vuçiç me bashkëshorten në votim në Novi Beograd

Aleksandar Vuçiç, kryetari i listës "Serbia e Bashkuar", votoi këtë mëngjes në një vendvotim në Novi Beograd, në shoqërim të bashkëshortes Tamara Vuçiç.
Në vendvotimet në Serbi që nga orët e hershme të mëngjesit formohen radhë, ndërsa mes qytetarëve që prisnin për të votuar ishte edhe ish-presidenti serb.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanë të drejtë vote 6.451.292 zgjedhës, të cilët mund të votojnë në 8.392 vendvotime. Vendvotimet janë të hapura nga ora 7 deri në 20.


