Trump: SHBA do të ndalojnë pagesën e katër miliardë dollarëve në vit për Izraelin

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se ka arritur një marrëveshje me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të ndalur ndihmën e rregullt financiare amerikane për Izraelin deri në fund të vitit.
"Netanyahu dhe unë disa muaj më parë u dakorduam të ndalojmë pagesën e katër miliardë dollarëve në vit për Izraelin. Deri në fund të këtij viti do të ndalojmë këto pagesa, dhe në të ardhmen do të ndihmojmë Izraelin nëse ka nevojë", deklaroi Trump për "Fox News".
Ai shtoi se Izraeli nuk ka më nevojë për këtë ndihmë financiare dhe se mund të blejë armë amerikane në mënyrë të pavarur.
Ende nuk është e qartë për cilin marrëveshje financiare i referohet deklarata. Marrëveshja aktuale për ndihmën ushtarake amerikane për Izraelin, me vlerë 3.8 miliardë dollarë në vit, skadon në vitin 2028.
Zyra e Netanyahu deri tani nuk ka komentuar pretendimet e Trump.



