E martë, 3 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Grenlanda miraton marrëveshje sigurie me SHBA dhe Danimarkë për forcimin e pranisë ushtarake në Arktik

Parlamenti i Grenlandës miratoi një marrëveshje me SHBA dhe Danimarkën për forcimin e sigurisë në Arktik dhe në Atlantikun verior, pas presionit disa mujor nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili disa herë kërkoi që ishulli të bëhet pjesë e SHBA-së, transmeton AP.

Marrëveshja lejon hapjen e bazave të reja ushtarake amerikane në Grenlandë, e cila mbetet pjesë e Mbretërisë së Danimarkës. Qëllimi është të rritet prania ushtarake amerikane në rajon dhe të ulen tensionet e shkaktuara nga kërkesat e Trump.

Për marrëveshjen votuan 16 deputetë, askush nuk ishte kundër, ndërsa shtatë u përmbajtën. Ajo do të mbetet në fuqi edhe nëse Grenlanda në të ardhmen shpall pavarësinë nga Danimarka.

Marrëveshja u nënshkrua në shtator nga Trump, kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe kryeministri i Grenlandës Jens-Frederik Nielsen, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Marrëveshja duhet të diskutohet edhe nga parlamenti danez më vonë këtë muaj, dhe do të hyjë në fuqi pas përfundimit të procedurave të nevojshme parlamentare.

Lajme të ngjashme