E martë, 3 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Ku kanë udhëtuar më së shumti evropianët në vitin 2026? Këto janë pesë destinacionet më të kërkuara

Barcelona, Madridi, Parisi, Palma de Mallorca dhe Londra janë pesë destinacionet më të rezervuara mes udhëtarëve evropianë në vitin 2026, tregon raporti i agjencisë turistike online „eDreams ODIGEO“, transmeton „Euronews“.

Sipas raportit „Viti në udhëtime 2026“, rritja më e madhe e rezervimeve është regjistruar për Durban (80 përqind), Melburn (57 përqind), Këptaun (55 përqind), Johanesburg (50 përqind) dhe Sidnej (48 përqind).

Në nivel global, destinacionet më të kërkuara kanë qenë Parisi, Londra, Tokio, Nju Jorku dhe Bangkoku, ndërsa qytetet më popullore për rezervime hoteliere kanë qenë Barcelona, Madridi, Parisi, Roma dhe Amsterdami.

Raporti tregon gjithashtu interes të shtuar për Kalarin, Dublin dhe Tiranën, me rritje prej 78, 76 dhe 74 përqind.

Qytetet spanjolle janë veçanërisht të njohura mes turistëve evropianë, ndërsa për vitin 2027 tashmë vërehet interes i shtuar për Tokio, Londër, Paris, Orlando dhe Kankun.

Lajme të ngjashme