SHBA miratuan shitjen e 500 raketave „Patriot“ për Ukrainën për 2.1 miliardë dollarë

Departamenti Amerikan i Shtetit sot miratoi shitjen e 500 raketave „Patriot PAC-3“ për Ukrainën, në një marrëveshje me vlerë të vlerësuar prej 2.1 miliardë dollarësh, transmeton Reuters.
Sipas njoftimit, Ukraina do t'i paguajë raketat me fonde të siguruara nga Kanadaja, Gjermania dhe Norvegjia përmes programit amerikan „Jumpstart“, si dhe me fonde nga huaja e Bashkimit Evropian për mbështetjen e vendit.
Vendimi vjen në një periudhë tensionesh të shtuar midis Kievit dhe Uashingtonit për shkak të vonesave në dorëzimin e armëve. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky më parë këtë javë deklaroi se vendi ka pritur pothuajse një muaj për miratimin amerikan për sistemet kyçe të raketave, ndërsa Rusia po forcon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe civile.
Zelensky ka kërkuar disa herë nga SHBA që të përshpejtojnë dorëzimet para dimrit.
Kontraktori kryesor i marrëveshjes do të jetë kompania amerikane „Lockheed Martin“, e cila planifikon të rrisë ndjeshëm prodhimin e raketave „PAC-3“. Sipas kompanisë, marrëveshja e re me ushtrinë amerikane duhet të mundësojë trefishimin e kapaciteteve prodhuese deri në fund të vitit 2030.



