(Video) Presidenti polak kthehet urgjentisht në vend pas ngjarjeve në Gjykatën Kushtetuese

Presidenti polak Karol Navrocki të premten ndërpreu udhëtimin në Senegal dhe vendosi të kthehet në Poloni, pasi policia ndërhyri në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa kryetari i gjykatës, Bogdan Shvjençkovski, u pezullua, raporton Reuters.
"Në një moment të tillë presidenti duhet të jetë në Poloni. Po ndërpres udhëtimin në Senegal dhe po kthehem", shkroi Navrocki në platformën X.
Policia polake njoftoi se forcat e saj ndërhynë në territorin e Gjykatës Kushtetuese pas incidenteve para ndërtesës, ku ndaj policëve u hodhën sende të rrezikshme.
Në faqen e internetit të Gjykatës Kushtetuese polake u publikua një njoftim se kryetari i institucionit, Bogdan Shvjençkovski, të premten u pezullua nga detyra.
Konflikti i gjatë politik rreth Gjykatës Kushtetuese praktikisht ka paralizuar punën e këtij institucioni, thekson Reuters.
Navrocki, i cili është aleat i qeverisë së mëparshme polake, më parë këtë vit refuzoi të marrë betimin e tre prej gjashtë gjyqtarëve të zgjedhur nga parlamenti. Nga ana tjetër, Shvjençkovski refuzoi t’u mundësojë gjyqtarëve të zgjedhur nga shumica aktuale parlamentare të marrin detyrën.



