E premte, 30 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Stojançe Jovanovski mbetet me dënim prej 12 vjet burg, Gjykata Supreme e hodhi poshtë kërkesën e tij

Gjykata Supreme e hodhi poshtë si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit të formës së prerë për Stojançe Jovanovskin, duke e lënë në fuqi dënimin prej 12 vjet burg.

Jovanovski është dënuar për dëmtim trupor, rrezikim të sigurisë dhe nxitje për vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje, në rastin me bashkëshorten e tij Ivana, e cila u hodh nga një ndërtesë së bashku me vajzën e tyre gjashtëvjeçare Katja.

Gjykata Supreme njoftoi se vendimi është marrë në seancën e mbajtur më 21 tetor 2026, pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga i dënuari përmes avokatëve të tij.

Me këtë mbeten në fuqi vendimet e Gjykatës Themelore Penale Shkup nga 7 maj 2026 dhe të Gjykatës së Apelit Shkup nga 18 qershor 2026.

Lajme të ngjashme