Ketrin Zeta-Xhons i kishte vënë kusht Majkl Daglasit në fillim të lidhjes, duhej t’u telefononte pesë grave

Majkl Daglas zbuloi se në fillim të lidhjes me Ketrin Zeta-Xhons duhej të ndalonte takimet me pesë gra të tjera, pasi aktorja i kishte vënë një kusht të qartë nëse donin të ishin së bashku.
Aktori 82-vjeçar rrëfeu për këtë në emisionin „The Graham Norton Show“, dhe më shumë detaje i zbuloi edhe në kujtimet e tij të reja „One Helluva Ride“, transmeton „Page Six“.
„Ndërsa i bëja fushatë Ketrinës, ajo më tha: ‘Nëse duam të jemi së bashku, duhet të bëhesh serioz’“, kujtoi Daglas.
Kur e takoi Zeta-Xhons në vitin 1998, ai ishte tashmë i ndarë nga gruaja e parë Diandra Luker dhe njëkohësisht takohej me disa gra.
„Atë ditë u telefonova secilës prej tyre dhe i thashë se kisha takuar dikë dhe se nuk mund të vazhdonim më të takohemi“, shkroi aktori në kujtimet e tij, duke shtuar se të gjitha e pranuan mirë lajmin.
Daglas dhe Zeta-Xhons u takuan në Festivalin e Filmit Amerikan në qytetin francez Douvil, dhe u martuan në vitin 2000 në hotelin „Plaza“ në Nju Jork. Kanë dy fëmijë, djalin Dilan dhe vajzën Keris.
Martesa e tyre kaloi edhe periudha të vështira, dhe në vitin 2013 u ndanë për pak kohë. Megjithatë, Daglas në kujtimet e tij thekoi se kurrë nuk ndali së besuari në pajtimin e tyre.
„E dua Ketrin si asnjëherë më parë një grua tjetër. Ajo është gruaja ime, shoqja ime më e mirë dhe partnerja e jetës. Kurrë nuk do të mund ta humbisja“, shkroi aktori.



