Merkel dëshiron që Gjermania për herë të parë në histori të ketë një presidente femër

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel u angazhua që Gjermania për herë të parë në historinë e saj të ketë një grua në funksionin e presidentit, pasi mandati i dytë pesëvjeçar i presidentit aktual Frank-Walter Steinmeier do të përfundojë në mars të vitit të ardhshëm.
"Në historinë 77-vjeçare të Republikës Federale të Gjermanisë, ne kurrë nuk kemi pasur një presidente", deklaroi Merkel në një intervistë për "Magenta TV", duke shtuar se është koha të mendohet për një mundësi të tillë.
"Njoh gra që mund ta ushtrojnë këtë funksion", tha ish-kancelarja, por nuk zbuloi për cilat persona po mendon.
Presidenti i ri gjerman duhet të zgjidhet më 30 janar 2027 nga Asambleja Federale, një organ kushtetues i veçantë i ngarkuar me zgjedhjen e kreut të shtetit.
Ndër kandidatët e mundshëm përmenden kryetarja e parlamentit bavarez Ilze Aigner, kryetarja e Bundestagut Julia Klekner, ministrja e arsimit Karin Prien dhe ish-udhëheqësja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer.



