Norvegjia do të investojë mbi 100 milionë dollarë në industrinë ukrainase të mbrojtjes

Qeveria norvegjeze sot njoftoi një investim prej një miliardë korona norvegjeze (107.6 milionë dollarë) në Ukrainë, në bashkëpunim me sektorin privat norvegjez.
Fondet janë të dedikuara për të nxitur investime shtesë private nga Norvegjia në industrinë ukrainase të mbrojtjes.
"Investimet norvegjeze mund të ndihmojnë sektorin ukrainas të mbrojtjes të zhvillohet edhe më shpejt", deklaroi ministrja norvegjeze e industrisë dhe tregtisë, Sesilie Mirset.
Programi do të menaxhohet nga "Investinor", një kompani investimi në pronësi shtetërore norvegjeze.



