LSDM: Mes skandalit kriminal me “Alta Banka”, drejtësia nën kontrollin e Mickoskit lirëson Boki 13

Mes skandalit të madh me “Alta Banka”, drejtësia që është nën kontroll të plotë të Kristian Mickoskit lirëson Boki 13, reagojnë nga LSDM.
“Në Serbi hetim për “Alta Banka”, kallëzime penale, pronari arrestuar, falimentim. Ndërsa në Maqedoni nuk ka hetim, nuk ka kallëzime penale për Mickoskin dhe Slavevskin.
Trajko Slavevski thotë “gjithçka është në rregull”. Populli nuk mund të arrijë paratë e veta, pret në radhë në pasiguri vetëm sepse mbrohen paratë kriminale“.
Tek Mickoski, shtojnë nga LSDM, i duhet dikush për sulme të reja, diskreditime të reja, fushatë të zezë të re, shpërqendrim i ri.
“ZNAM është i konsumuar dhe nuk ekziston më, satelitët si Levica dhe ZNAM 2.0 nuk japin rezultat, është zbuluar propaganda e mediave të Vuçiçit dhe Orbanit që punojnë për Mickoskin.
Prandaj është liruar Boki 13. Mickoskit i duhet një megafon i ri.
Bandës kriminale në pushtet duhet t’u bëhet e qartë se as shpërqendrimi me Boki 13, as satelitët, as gjithë makineria propagandistike nuk do ta shpëtojnë Mickoskin nga përgjegjësia.
Banda do të përgjigjet“.



