E martë, 3 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Me një program tre-ditor Komuna e Negotinës do të shënojë Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh që do të zhvillohen nga e premte deri të dielën (6-8 nëntor) komuna e Negotinës do të shënojë festën më të madhe, 8 nëntorin – Ditën e Çlirimit të Negotinës.

Ngjarjet fillojnë të premten me ndarjen e kuponëve për të sapolindurit, pason turneu në gol-boll dhe turneu në tavëll, si dhe do të mbahen garat tradicionale rrugore për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Të shtunën do të fillojë kampionati qytetar në shah me lëvizje të shpejta, në Muzeun e qytetit do të ketë ekspozitë të artistëve pamorë nga komuna, ndërsa në orët e mbrëmjes qendra e Negotinës do të ndriçohet nga fakujt e mbrëmjes.

Ngjarjet qendrore do të mbahen të dielën, më 8 nëntor, me pritje në kabinetin e kryetarit të komunës së Negotinës dhe vendosje të luleve në bustet përkujtimore të luftëtarëve të rënë në Luftën Nacionalçlirimtare, pas së cilës do të mbahet seanca solemne e Këshillit të Komunës së Negotinës në Qendrën Kulturore nga ora 11:00.

Në kuadër të programit festiv do të mbahet edhe manifestimi "Vera e Re e Negotinës" në çarshinë e vjetër të qytetit me stenda ku do të ekspozohen dhe mund të shijohen produkte karakteristike për komunën, si dhe do të ketë program të pasur argëtues muzikor.

Lajme të ngjashme