Siljanovska-Davkova-Kopman: mundësitë për përshpejtimin e integrimit evropian dhe mekanizmat konkrete për përparim në kushte bllokadash politike në fokus

Kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të vizitës së punës në Bruksel, sot zhvilloi takim me Gert Jan Kopman, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore (DG ENEST).
Temë e bisedës ishin aspektet operative dhe teknike të procesit të anëtarësimit, mundësitë për përshpejtimin e integrimit evropian dhe mekanizmat konkrete për përparim në kushte bllokadash politike.
Siljanovska-Davkova theksoi nevojën për shqyrtimin e instrumenteve institucionale dhe ligjore në dispozicion të Bashkimit, me qëllim identifikimin e hapave konkretë që do të mundësojnë avancimin e procesit bazuar në arritjet reformuese dhe kriteret e përmbushura, pavarësisht bllokadave bilaterale nga vendet anëtare.
Sipas saj, është e rëndësishme që gatishmëria teknike dhe reformat e zbatuara të vlerësohen siç duhet, dhe perspektiva evropiane të kthehet në një proces të parashikueshëm me hapa të qartë dhe rezultate të matshme.



